Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi të mërkurën prefekturën japoneze të Ibaraki në ishullin Honsho, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti ndodhi në orën 20:40 me orën lokale në një thellësi prej 60 km, raportoi Agjencia Meteorologjike Japoneze.
Epiqendra e tërmetit ishte në prefekturën veriore të Ibaraki në një gjerësi gjeografike prej 36,5 gradë veriore dhe një gjatësi prej 140,6 gradë lindore. Ndërsa lëkundjet u ndjenë në qendër të Tokios. Gjithashtu nuk raportohet për cunam, lëndime apo dëme materiale.