Në emër të çdo shqiptari, pavarësisht moshës e gjinisë vitin e shkuar u shpenzuan 140.4 dollarë për armatime. Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes tregon se shpenzimet ushtarake për frymë të Shqipërisë gjatë 2023-shit gati u dyfishuan në raport me vitin 2022.
Duke u kthyer edhe më pas në kohë, ato rezultojnë të jenë rritur mesatarisht me 2.5 herë në raport me periudhën 2019-2021.
Në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në qendër të tabelës së shpenzimeve ushtarake. Serbia udhëheq në Rajon me gati 300 dollarë shpenzime ushtarake për çdo banor, ndjekur nga Mali i Zi. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina shpenzuar mesatarisht 80 dollarë për frymë për armatime gjatë vitit të shkuar.
Të dhënat nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkim dhe Paqe i Stokholmit tregojnë se në total gjatë vitit të shkuar Shqipëria shpenzoi 397.6 milionë dollarë për armatime, gati 169 milionë dollarë më tepër se në 2022-shin.
Sipas raportit të SIPRI, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia patën shpenzimet më të larta ushtarake gjatë vitit të shkuar. Rritje të mëdha u regjistruan në Evropë, Azi, Oqeani dhe Lindje të Mesme.