October 2, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese legjitimon marrëveshjen për Butrintin

Gjykata Kushtetuese legjitimon marrëveshjen për Butrintin. Sipas saj, kjo marrëveshje nuk cenon identitetin kombëtar.

 

Partia Demokratike kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e ligjit që jep me koncesion parkun e Butrintit.

 

Opozita kërkonte mes të tjerash pezullimin e menjëhershëm pasi ajo do krijonte dëme të parikuperueshme.

 

Në majin e vitit 2023 me 75 vota pro, parlamenti miratoi marrëveshjen për administrimin e parkut kombëtar. Kundër kësaj marrëveshje votuan vetëm deputetët që mbështesin Berishën, ndërsa deputetët e tjerë demokratë nuk morën pjesë në votim.