Momente paniku për Carlos Tevez! 40-vjeçari e ka kaluar natën në një klinikë në Buenos Aires pasi ka ndjerë një shtrëngim të fortë në gjoks.
Menjëherë ish-futbollisti ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas disa qetësuesve, gjendja e tij u stabilizua.
Siç raportohet nga mediat lokale, Tevez ka kryer dhe disa teste mjekësore në mëngjes dhe rezultatet ishin të kënaqshëm.
Sipas stafit mjekësor, shkaku kryesor i kësaj gjendje ishte stresi i tepërt që Tevez kishte akumuluar për një kohë të gjatë ndërsa vetë futbollisti ende nuk ka bërë një koment të tij.