May 1, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

“Nuk duam t’ia dimë…” përgjimi që zbuloi presionin ndaj ish-prefektit për fajdet e djemve

Sipas hetimeve, dy djemtë e ish prefektit të Shkodrës kishin marrë vlera monetare hua tek persona të ndryshëm me interesa të lartë nga 3 deri në 20 përqind.

Detyrimet kishin kapërcyer në vlera shumë të mëdha dhe familja Radovani ishte gjendur në pamundësi shlyerje. Në këto kushte, disa persona kishin kërcënuar vazhdimisht ish prefektin Radovani duke kërkuar t’i marrin pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Ndodhur në kushtet e mosshlyerjes së detyrimeve, djemtë e Radovanit ishin larguar nga Shqipëria. Në ambjentet e punës së ish-prefektit kishin shkuar persona të ndryshëm të cilët i kërkonin atij pagimin e vlerave të larta të huasë dhe interesave.

Gjatë përgjimeve ambientale të janarit të vitit 2019, të administruara në dosjen hetimore, rezulton se një person i identifikuar si Edi Memçaj telefonon Paulin Radovanin, ku i kërkon pagimin e një shume prej 80 mijë eurosh të dhëna hua djemve të tij. Në fund, ndaj shtetasit në fjalë u vendos pushimi i procedimit penal.

‘”Kanë tre -katër muaj që mu nuk më ke dhanë fajde e asnjë send. Telashe se mu më vijnë përditë njerëz. Nuk dona me dit gja me Pavlinin na ti kena dhanë lekët ty. Ti ke marrë noteren dhe i ke thënë se nuk di gjë se kam hedh firmat. Tokën e ke aty, s’prish punë toka. Po pra Pavlin tokën e ke njaty, toka asht e jotja, ke mi kthye lekët burrit huj’.”

Pas kësaj bisede ata e lënë që për këtë borxh Edi do të çonte për të diskutuar një person tjetër. Mendohet se palë në këtë kontratë nuk ishte shtetasi Memçaj si huadhënës, por një person tjetër.

Marrë nga Top Channel