May 1, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

Pesë gjëra që nuk i dinit për Gestapon, policinë sekrete gjermane

Me përhapjen e pushtimit gjerman në Evropë, Gestapo (shkurtesa e Geheime Staatspolizei (Policia Sekrete e Shtetit) u bë krahu politik i SS dhe u përhap gjithashtu jashtë vendit. Më pas, në periudhën e pasluftës, në mes të Luftës së Ftohtë, shumë oficerë, të cilët i shpëtuan gjyqeve të Nurembergut, u rekrutuan si agjentë sekretë nga fuqitë perëndimore dhe Bashkimi Sovjetik.

 

Nuk është një shpikje e nazistëve

 

Agjentët e Gestapos, me palltot e tyre prej lëkure, që hynë në imagjinatën tonë nw filmat për nazizmin, nuk ishte një shpikje e Hitlerit, por evolucioni i policisë politike të Rajhut Prusian (nga më efikaset në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë), e cila në vitin 1933 iu besua Hermann Göring-ut nga Hitleri.

 

Ishte i kontrolluara nga SS

 

Në vitin 1934 Gestapo ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SS (në veçanti tw Shërbimit të Sigurimit). Komandanti i SS Heinrich Himmler donte të krijonte një strukturë inteligjence brenda korpusit elitar të partisë naziste. Ai zgjodhi ambiciozin Reinhard Heydrich në krye të korpusit, i cili brenda pak vitesh u bë udhëheqësi i padiskutueshëm i Gestapos dhe u shndërrua në një nga njerëzit më të frikshëm të Rajhut. Duke filluar nga viti 1936, Heydrich ia besoi atë “drejtorit të përgjithshëm” Heinrich Müller.

 

Detyrat e inteligjencës

 

Në Gestapo kishte një zyrë për çdo nevojë: identifikimin dhe kapjen e hebrenjve, kontrollin politik mbi sektet dhe kishat, përfshirë masonerinë, gjuetinë e kundërshtarëve politikë me departamente kushtuar komunistëve, por edhe liberalëve dhe “reaksionarëve”, mbikëqyrja e migracionit dhe emigracionit, kontrolli i kufijve, autorizimi për të punuar në fabrika dhe zyra, spiunazhi dhe lufta kundër sabotimit të brendshëm.

 

Nga nazistët tek agjentët sekretë amerikanë

 

Pas vitit 1939, ajo që supozohej të ishte policia sekrete shtetërore u përhap edhe jashtë vendit. Departamentet e përkushtuara u krijuan në vendet e pushtuara nga trupat gjermane, ku Gestapo vepronte si krahu politik i SS-së. Për shembull, në Francë Klaus Barbie (1913-1991), komandanti i Gestapos me nofkën “xhelati i Lionit”, luajti një rol të shquar. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Barbie, si shumë ish-copa tw mwdha të Gestapos, u shpëtua sepse u rekrutua nga kundërspiunazhi amerikan, por në vitin 1987 u dënua me burgim të përjetshëm në Francë. E njëjta gjë ndodhi edhe me kriminelët e tjerë nazistë të luftës që ishin pjesë e Gestapos, të transformuar në agjentë sekretë gjatë Luftës së Ftohtë nga fuqitë perëndimore dhe Bashkimi Sovjetik.

 

Ku i mbyllnin të burgosurit?

 

Burgjet e Gestapos ishin kampe përqendrimi. Në Berlin, policia sekrete caktoi një zonë të aeroportit Tempelhof si burg për kundërshtarët e regjimit. Quhej Columbia-Haus, këtu të burgosurit ndaheshin në kushte çnjerëzore brenda 156 barakave prej druri që ishin gjithmonë të mbipopulluara.

 

Shumica e të internuarve ishin hebrenj, komunistë, socialdemokratë, intelektualë dhe homoseksualë. Shumë vdiqën si pasojë e rrahjeve, torturave dhe privimeve që pësuan. Gjithsej rreth 8 mijë njerëz u burgosën atje deri në vitin 1936, vit në të cilin Ministria e Aviacionit të Rajhut vendosi të mbyllte kampin e përqendrimit për të lejuar zgjerimin e aeroportit. Të burgosurit u transferuan masivisht në kampin e përqendrimit aty pranë Sachsenhausen, ndërsa Columbia-Haus u shkatërrua në maj 1938.