May 4, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Tentuan të arratiseshin nga burgu përmes një tuneli që hapën, 20 të burgosur shkojnë me “këmbët” e tyre drejt stërvitjes së policisë

Disa të burgosur në Venezuelë janë kapur teksa kanë tentuar të arratisen nga burgu. Tentativa e pafat e tyre ështeë bërë virale pai ata hapën tunele dhe kaluan muret e burgut teksa përfunduan më këmbët e tyre tek rreth 30 policë që po ushtroheshin pak jashtë burgut.

Në videon në të cilën është regjistruar arratisja e dështuar, shihen disa nga gjithsej 20 të burgosurit që morën pjesë në të duke dalë nga tuneli dhe duke kuptuar gabimin e tyre. Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar e të burgosurve i shtyu ata të hapnin tunelin drejt zonës së stërvitjes në selinë e policisë në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.