May 11, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

E rëndë në Vlorë/ Një person me thikë në dorë, tenton të qëllojë disa fëmijë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas denoncimit të qytetari që ka dërguar një video në redaksinë e JOQ, një person i paidentifikuar ka tentuar të qëllojë me thikë disa fëmijë.

 

Nuk dihet shkaku i këtij veprimi por nuk përjashtohet mundësia që personi të jetë me probleme mendore.

 

“Pershendetje JOQ, desha te tregoja nje video qe ka ndodhur sot ne Vlore, ku nje i çmendur tenton te godasë fëmijët e shkolles me thike. Flm.”, thuhet në mesazhin e denoncimit nga qytetari.