Drejtuesi i kompanisë Rozafa, Gjergj Luca, ka habitur me një video të publikuar këtë të mërkurë në rrjete sociale, ku shprehet se 8 Maji është festë, pasi sipas tij është Festa e Gomarit. Në një background me logon e “1 Majit” e njohur gjerësisht si “Dita e Punëtorëve”, Luca shprehet se sot është festa e kafshës më besnike për njeriun (gomarit), dhe të gjithë duhet ta festojnë.
“Pasi festuam 5 majin ditëlindjen e Skënderbeut, më duket se po ju kalon pa e kuptu 8 maji, po aq e rendesishme sa 1 Maji. 1 Maji dita e Punëtorëve, 8 Maji dita e kryepunëtorit. Sot është Festa e Gomarit… kafsha besnike e njeriut që i ka shërbyer prej mijëra vitesh dhe kurrë nuk është ankuar. Të gjthë duhet të festojmë. Një nga miqtë më të mirë të mitë që më kujton punën është gomari”,- shprehet Luca mes të tjerash.