May 13, 2024
Tirana, Albania
Politikë

Reagimet e politikës greke për vizitën e tij në Athinë, Rama: Nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet e sociale për vizitën e tij të ardhshme në Athinë, më 12 të këtij muaji, kjo edhe për shkak të deklaratave të politikës greke nga të dyja palët.

Kreu i qeverisë, vlerësoi deklarimet e homologut Mitsotakis se liderët nga vendet e tjera demokratike mund të takojnë bashkatdhetarët e tyre, teksa shtoi se vizita e tij nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë apo me zgjedhjet evropiane.

“Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli.

Tubimi i Ramës në Athinë “tërbon” grekët, deputeti i Mitsotakis: Ta ndalim, si Merkel – Erdoganin!

Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre.

Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare.

Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuar prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vision Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë”, shkruan Rama.