May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Shiste drogë pranë shkollave në Greqi, arrestohet 23-vjeçari shqiptar, policia i publikon emrin

Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografinë e një të riu shqiptar, të arrestuar në fund të muajit prill si pjesë e një grupi prej 12 personash që shpërndanin drogë në të mitur, por edhe në shkolla në Patra të Greqisë.

Gjatë operacionit të policisë greke u sekuestruan rreth 213 gramë marijuanë, 21.8 gramë kokainë, 29.7 gramë MDMA, sende të forta, 2 makina, 2 motoçikleta, 4450 euro etj.

Shiste drogë pranë shkollave në Greqi, arrestohet

Arbër Rexha, 23 vjeç nga Tirana

 

Mediat greke njoftojnë se, në pranga ranë 4 drejtuesit e grupit dhe 8 anëtarë të saj. Mes 12 të arrestuarve kishte edhe të mitur nga 14-17 vjeç. Mes personave të arrestuar është edhe shqiptari Arbër Rexha, 23 vjeç nga Tirana.