May 1, 2024
Tirana, Albania
Politikë

4 orë debat te Komisioni Hetimor për TIMS, miratohet kërkesa për informacion nga Kryeministria te SHISH

Gati 4 orë zgjati mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për TIMS. Mes debateve të shumta, komisioni miratoi kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.

Kërkesat për informacion ishin përpiluar nga ekspertët e opozitës dhe u lexuan gjatë mbledhjes nga kryetari Ervin Salianji.

Tashmë komisioni do të presë përgjigje nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ShISH, SPAK, Prokuroria e Tiranës, Policia e Shtetit etj.

Mbledhja e radhës të komisionit pritet që të jetë ditën e hënë datë 15 Prill.