October 2, 2024
Lifestyle

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ikona e modës Roberto Cavalli

Stilisti i famshëm, Roberto Cavalli ka ndërruar në Firence në moshën 83-vjeçare. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, ai nuk ia doli duke mbyllur sytë përgjithmonë, por duke lënë pas një perandori e cila vijon të jetë në majat e botës së modës. Ai la pas gjashtë fëmijë, përfshirë më të voglin Giorgio, pak më shumë se një vjeç.

Në fillimet e tij, jeta për të nuk ishte aspak e vështirë, por ia doli të kapërcente çdo sfidë duke lënë gjurmë në botën e modës.

“Babai im u qëllua nga gjermanët në korrik 1944, në një bastisje në Castelnuovo dei Sabbioni. Ai ka qenë topograf, ka punuar në një minierë në Valdarno… Unë nuk kam folur deri në 18, por jeta ka qenë e mirë me mua [dhe unë jam shpërblyer… për gjithçka”, ka thënë ai më herët.

Në vitet ’70 ai arriti të patenonte një proces printimi në lëkurë dhe filloi të krijonte materiale të ndryshe me pëlhura dhe lëkurë. Në atë vit prezantoi edhe koleksionin e parë në Paris. Hapi një dyqan të vogël në Saint-Tropez duke shitur xhinse të përdorura dhe të ripunuara në stilin e tij, ku pati klientë si Brigitte Bardot dhe Mick Jagger. Me kohën, krijimet e tij janë të dashura nga yjet e pasur, përfshirë Kim Kardashian,  Lady Gaga, Beyonce dhe shumë yje të tjerë.