November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

“Të përgatitemi për luftë”, Suedia forcon strehimoret bërthamore dhe shërbimet e emergjencës

Qeveria e Suedisë njoftoi sot se do të shpenzojë 33 milionë euro për të forcuar strehimoret e saj bërthamore, shërbimet e urgjencës dhe mbrojtjen civile. Ky vendim vjen pas paralajmërimeve të qeverisë se vendi duhet të përgatitet për luftë.

 

Suedia, e cila u bashkua me NATO- n në fillim të marsit, po investon për të përmirësuar funksionimin e shërbimeve të saj të urgjencës në rast konflikti, për të forcuar sigurinë e saj kibernetike dhe për të rimbushur rezervat e saj të ilaçeve. Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp Ministri i Mbrojtjes Civile Karl -Oskar Bolin.

 

“Situata në aspektin e politikës së sigurisë është përkeqësuar prej kohësh,” u tha Bolin gazetarëve.

 

Suedia kishte shkurtuar shpenzimet e saj ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por e ndryshoi trendin pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014. Në mars 2022, pas pushtimit të Ukrainës, Suedia njoftoi se do të rriste më tej këto shpenzime për ta sjellë atë “sa më shpejt të jetë e mundur” në 2% të PBB-së, një objektiv i vendosur nga NATO.