I zgjedhur president i Federatës së Ligave Evropiane të futbollit, dhjetorin e kaluar, Pedro Proença, së bashku me bordin e drejtorëve, miratuan këtë të premte një model të ri qeverisjeje, i cili do të dorëzohet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme, më 26 prillin e ardhshëm.
Ndryshimi, i cili nënkupton një ripërcaktim të statuteve të Shoqatës, do t’i japë asaj më shumë fuqi për të ndërhyrë me palët e interesuara si UEFA, ECA (Asociacioni i Klubeve Evropiane) dhe FIFPro (Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë).
Të enjten e kaluar, presidenti i Ligës së Portugalisë u zgjodh kryetar i Shoqatës Evropiane të Ligave. Ja idetë e Pedro Proença, 53 vjeç.
“Ky model i ri i qeverisjes do t’u japë Ligave Evropiane peshë edhe më të madhe në marrëdhëniet e saj me aktorët kryesorë të futbollit evropian, përkatësisht UEFA, ECA ose FIFPro.
Dhe një Liga Evropiane më e fuqishme do t’i japë më shumë fuqi ligave vendase, prandaj është edhe një lajm i mirë për futbollin profesionist”, shpjegoi Proença.
Asambleja e Përgjithshme që mund të konfirmojë këtë model të ri menaxhimi, do të zhvillohet në Londër dhe do të organizohet nga Premier League.