October 2, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Zjarri te Urgjenca e QSUT, ministrja: Punimet përfundojnë në maj, s’u dëmtua asnjë pajisje

Punimet të Urgjenca e QSUT priten të përfundojnë në muajin maj. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu u tregua e rezervuar mbi shkaqet e këtij zjarri kur u pyet në seancën e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, duke e përkufizuar si një defekt, megjithatë shtoi se çështja është në hetim nga Prokuroria.

Për fat, ajo shtoi se si pasojë e flakëve nuk ka pasur dëme të ëmdha, pa implikime serioze për Spitalin dhe pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të këtij spitali”.

“Bëhet fjalë për një defekt që ka djegur kabujt elektrik, pa implikime serioze për Spitalin dhe pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të këtij spitali. Është një ngjarje që siç e dini mirë është në hetim aktualisht nga Prokuroria e Tiranës. Incidenti për të cilin po diskutojmë sot,  tregoi se standardet, profesionalizmi dhe cilësia e shërbimit mjekësor është rritur në të gjithë vendin”.  Falë cilësisë dhe standardeve të ndërtimit si dhe protokolleve të sigurisë që janë aplikuar në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, u arrit që zjarri i rënë në të lokalizohej menjëherë, duke shmangur dëme të rëndësishme materiale dhe mbi të gjitha, duke shmangur dëme në jetë njerëzish”, deklaroi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se Spitalet Rajonale të Shkodrës dhe “Memoriali” i Fierit, si dhe Qendrat Spitalore si ajo e “Shefqet Ndroqit” i kanë të gjithë mundësitë për të përballuar të gjithë fluksin dhe të ofrojnë shërbimin e zhvendosur nga Urgjenca Kardiologjike dhe sëmundjet e brendshme të QSUT-së”.

“I vetmi shërbim që është zhvendosur përkohësisht është urgjenca kardiologjike dhe e sëmundjeve të brendshme, që falë investimeve përballohet pa vështirësi tek Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, Spitali Rajonal Memorial i Fierit dhe Spitali Rajonal Shkodër. Nën një koordinim shumë profesional edhe të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, nënvizoi Koçiu.

Ajo bëri me dije se aktualisht QSUT ka zhvilluar procedurat për të rikthyer këtë shërbim dhe kompania kontraktore fituese ka filluar punën për rehabilitimin.