Një anëtar i ekuipazhit të helikopterit japonez ka humbur jetën dhe shtatë tjerë konsiderohen të zhdukur, si pasojë e përplasjes së dy helikopterë në ajër gjatë një stërvitje të realizuar gjatë natës në Oqeanin Paqësor.
Helikopteri me dy motorë Mitsubishi SH-60K ishin në stërvitje në afërsi të ishujve Izu, rreth 600 kilometra në jug të Tokios.
Gjithashtu dy regjistrues të fluturimeve në afërsi të njëri-tjetrit, derisa përplasja bëri që helikat e tyre të shpërthejnë. Ministri japonez i Mbrojtjes, Minoru Kihara, njoftoi se shkaku i aksidentit mbetet i panjohur.
Një anëtar i ekuipazhit është nxjerrë nga uji dhe është konfirmuar se ka humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.