May 1, 2024
Tirana, Albania
Sport

Starton Half Marathon 2024 në Vlorë, pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës

Në qytetin e Vlorës ka startuar “Half Marathon 2024”. Me pjesëmarrje të rreth 1200 personave, maratona është e ndarë në tre gara, 5 kilometra, 10 kilometra dhe 21 kilometra, por edhe “fun run” me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të qytetit.

Në garë ka pjesëmarrës edhe nga vende të ndryshme si Kenia, Hungaria apo edhe vende të ndryshme të Europës dhe botës.

Maratona zhvillohet në kushte të vështira atmosferike me reshje të dendura të shiut. Fituesit do të vlerësohen edhe financiarisht me vlera ne 2000, 1000 dhe 500 euro.