May 1, 2024
Tirana, Albania
Bota

31-vjeçarja kineze bie në kraterin e vullkanit duke bërë selfie

Fund tragjik për 31-vjeçare kineze ku në përpjekjen e saj për të bërë foto, ajo ra nga një lartësi prej 76 metrash në kraterin e një vullkani aktiv në Indonezi.

Aksidenti ndodhi në 20 prill në zonën Banyuwangi, e cila së bashku me burrin e saj duke u ngjitur në shpat me një udhërrëfyes për të parë lindjen e diellit nga skaji i vullkanit.

Gjithashtu teksa 31-vjeçarja ka pozuar për fotot, fundi i saj është kapur në një moment, dhe ajo është rrëzuar, njoftojnë mediat e huaja.

U deshën më shumë se dy orë që shpëtimtarët të merrnin trupin e saj. Po ashtu sipas raporteve trupi i 31-vjeçares do të dërgohet në Bali përpara se të dërgohet në Kinë.