Shtetet po zhvillojnë një spiunazh industrial në tërheqjen e fuqisë punëtore. Kështu e cilëson ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit largimin e fuqisë punëtore drejt Europës. Në një bashkëpunim arsim i lartë universitete ministri Gonxhe tha se tashmë vëmendja do përqendrohet në përgatitjen e fuqisë punëtore dhe ofrimin e pagave dinjitoze.
“Duam që kapitali njerëzor të rrijë këtu. Ta shoqërojmë me çdo ndihmë në të gjitha fushat e jetës që të marrë vendimin të firmos kontratën në Shqipëri. 39 sot Ka deri spiunazh industrial të shteteve përsa i përket kapitalit njerëzor, për të na I marrë pas ca vitesh. Ka luftë jo me armë për të na marr çfarë mbjellim ne. Duhet të mbjellim më shpesh dhe të korrim atë çfarë presim”, tha ministri.
Në një rritje të bashkëpunimit të dy sektorëve, përfaqësues të arsimit të lartë ngrenë shqetësimin e vlefshmërisë së diplomës jo vetëm si një dokument, por si një mundësi në një treg të mirë pune.
“Në fakultetin tonë vinë rreth 1200 maturantë shumë të mirë, pas industrisë po marrim prioritet ne por dhe sidomos turizmi. Në vendet në trazicion në komandë është tregu. Në sistemin që jemi duke zhvilluar kjo është komanda”, u shpreh dekani Kule.
“S’jemi të kënaqur veç me diplomimin e studentëve. T’i ndihmojmë ata në procesin e punësimit. Atë diplomë mos ta kenë thjeshtë aq. Përgatisim specialistë për tregun e punës. Konstatojmë se janë të kërkuar po nuk është mjaft, se nuk duhet të jetë sporadike por e qëndrueshme. Ky bashkëpunim arsim, treg, sipërmarrje garanton që studentët të jenë të punësuarit dhe sipërmarrësit e së ardhmes”, tha Artan Hoxha.
Bizneset nga ana tjetër pranojnë se tashmë nuk kërkojnë më punëtorë të pakualifikuar por kanë një boshllëk të madh për punonjës të specializuar.
“48 në 7 kompani financiare që kam dhe ky është një mesazh për studentët kam nevojë për 20 shefash departamentesh. Nuk është Gjermania e perëndimi vetëm”, deklaroi sipërmarrësi Morina.
Për mbajtjen e fuqisë punëtore dhe ndalimin e emigrimit, bizneset po shohin si ura lidhëse prezantimin e ofertave të ndryshme në panairet e punës pranë universitetet.