May 5, 2024
Tirana, Albania
Lajmi i fundit Sociale

Debate për shëndetin riprodhues, mjekët: Drafti për interesa të caktuara, do të hartojmë një alternativ

Projektligji i Ministrisë së Shëndetësisë për Shëndetin Riprodhues ka shkaktuar përçarje edhe brenda vetë mjekëve.

Një pjesë e tyre mbështesin draftin si nevojë për të rregulluar riprodhimin invitro, por dhe çështje të tjera të shëndetit riprodhues. Por Astrit Bimbashi, mjeku obstetër – gjinekolog, njëherësh shef i Shërbimit në maternitetin “Koço Gliozheni” thotë se ky draft është hartuar keq dhe për interesa të caktuara.

Drafti për shëndetin seksual, nga ligjërimi i nënave surrogate tek dhuruesit e qelizave riprodhuese

Duke përfaqësuar një grup jo të vogël mjekësh krah qëndrimit të tij, doktor Bimbashi thotë se nisma ligjore është bërë pa u konsultuar me grupet e interesit.

“Ky ligj nuk është konsultuar më grupet e interesit”. Mjekët kanë shpjeguar edhe një prej neneve më të debatuara këto ditë, atë të shtatzënisë përmes nënës zëvendësuese apo surrogat. Pas shumë reagimeve që ka sjellë drafti i hartuar dhe i hedhur për konsultim publik, ministrja Albana Koçiu është mjaftuar me një reagim në profilin e saj ku thotë se nisma synon përmirësimin e politikave për shëndetin riprodhues.

Por mjekët kontestues të projektligjit duket se nuk do ta lënë me kaq. Shumë shpejt do të paraqesin një draft alternativ nga ai i Ministrisë së Shëndetësisë