October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

La qelinë falë amnistisë penale, arrestohet pas 12 orësh liri Sokol Sinomati

Është vënë në pranga 12 orë pasi la qelinë prej Amnistisë Penale, Sokol Sinomati.

Mësohet se shkak për arrestimin është bërë një dosje e drejtësisë italiane. Sinomati është i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg për trafik droge.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Trafik ilegal i emigrantëve'”.

Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

Sokol Sinomati është babi i Gëzim Sinimatit i cili u vra me snajper në janar të këtij viti në Vlorë. Vrasja e djalit të tij mbetet ende e pazbardhur.

I njohur me ndryshe edhe me nofkën “Buzëderri”, Sokol Sinomanti ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997.