Komunikimi është fjala magjike nëse dëshiron të kesh një familje të shëndetshme. Kështu e nis rrëfimin e tij Salsano Rapi i cili është edhe regjisori i shfaqjes “Zbulimi” në teatrin e Fierit. Nuk është vetëm një zbulim i Salsano Rapit dhe Erjona Kakeli që në këtë shfaqje janë aktorët protagonistë, por edhe e publikut që ka zgjedhur të shijojë këtë vepër në skenën e teatrit Bylis.
“Zbulimi” në fakt është vepër e autorit John McCann.
Për drejtuesen e Qendrës së Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier, Adriana Mile ky sezon teatror do të sjellë deri në fund të muajit tetor 11 shfaqje një pjesë e të cilave premiera.
“Zbulimi” ka qenë nisja e këtij sezoni në skenën teatrale.