December 5, 2024
Ekonomi Lajmi i fundit

Sistemi e-taxation, Tatimet tender 1.5 mln euro për përmirësimin

Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve parashikon të zgjerojë funksionalitetet në sistemin e-taxation lidhur kjo edhe nga ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Një procedurë ne çelur këtë të enjte në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik nën emërtimin “Përmirësimi i Sistemit e-taxation për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” nënvizon në dokumentet që e shoqërojnë pikërisht këtë specifike.

Në kërkesën për operatorin që do të fitojë procedurës, termat e referencës nënvizojnë tek përshkrimi i detyrës se “Nisur nga hyrja në fuqi e projektligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i cili përcakton mënyra të reja për mbledhjen dhe administrimin e tatimit për marrëdhëniet që lindin në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin e të ardhurave të biznesit, si dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave; udhëzimit për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” është konstatuar nevoja e përmirësimit të Sistemit.

Operatori ekonomik fitues duhet të realizoje të gjitha kërkesat që rrjedhin nga zbatimi i ligjit Nr 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, por edhe rishikimin e ndërveprimeve me sisteme/regjistra të tjerë elektronik dhe jo vetëm, kur kërkohen nga ndryshimi i legjislacionit në fuqi”. Realizimi i kësaj detyrën nga ana e operatorit fitues pritet që kalojë një sërë fazash sikurse parashikohet në dokumente.

Faza I: Analizimi i kërkesave, sistemit ekzistues dhe ndryshimeve te bazës ligjore. Kjo faze është faza përgatitore ku operatori ekonomik fitues duhet te beje një analize të plotë të te gjitha procedurave administrative dhe ligjore.

Faza II: Përmirësimi i sistemit e-Taxation. Në këtë fazë fillon përmirësimi i sistemit duke zhvilluar kërkesat sipas ndryshimeve ligjore dhe këtyre termave reference.

Faza III: Testimi i sistemit te përmirësuar, trajnimi i stafit për përmirësimet e bëra dhe marrja ne dorëzim e tij. Kur çdo gjë te jete gati për pune do te behet testimi i sistemit te përmirësuar, trajnimi i stafit dhe marrja ne ngarkim e tij.

Për të realizuar gjithë përmirësimet e nevojshme në sistem sipas kërkesës së ligjit parashikohet nja afat 12 mujor nga data e nënshkrimit të kontratës.

Marrë nga Monitor