May 11, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

Rooney zbulon zakonin e natës me tharësen e flokëve, i lë fansat të shtangur…

Wayne Rooney zbuloi, në një bisedë gjatë një transmetimi live në Twitch, një nga zakonet që ka kur fle, që i la shumë fansa… të shtangur.

 

“Nëse jam vetëm në shtrat, fle gjithë natën me tharësen e flokëve të drejtuar nga unë”,- ka nisur 38-vjeçari, ish-sulmues anglez dhe trajner aktual, cituar nga ‘The Sun’.

 

“E lë me ajër të ftohtë. Betohem për jetën e fëmijëve të mi, fle me tharësen e flokëve, të cilën e kam gjithmonë pranë shtratit të drejtuar nga koka. Për më tepër kam dy”,- garantoi ai.

 

Rooney aktualisht është pa një klub, pasi u largua si trajner i Birmingham në janar të këtij viti. Ai kaloi më pak se tre muaj në detyrë.