May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

E ëma e Monika Kryemadhit në SPAK: U pyeta për pasurinë, e kam ndihmuar vajzën time

Mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur në lidhje me pasuritë e vajzës së saj. Teksa u filmua kur doli nga ambientet e SPAK, Kryemadhi theksoi se nga prokurorët e kanë pyetur në lidhje me pasurinë e saj, pallatin dhe paratë që ka të deklaruara në bankë.

Po ashtu ajo ka shtuar se ka qenë ajo që ka ndihmuar vajzën e saj, ndërkohë që ka shtuar se historia ka nisur kur Monika është marrë me inceneratorët.

U pyeta për pasurinë, për pallatin, të gjithë parate i kam te deklaruara dhe i kam në bankë. Kam ndihmuar vajzën time me para. Jam krenare për vajzen time e di nga se e ka te gjithen. Historia ka nisur qe ne momentin qe Monika eshte marre me djegesat dhe e gjitha eshte politike,” tha nëna e Kryemadhit.