Nga thellësitë e shekujve mbërrijnë deri sot talenti popullor i punimeve artizanale, ku gratë mbajnë gjallë traditën e paraardhësve të tyre.
Në kuadër të promovimit të artizanëve të Qarkut Elbasan, në ambientet e Muzeut Etnografik nga data 5 prill deri më 25 prill po organizohet “Artizanati Sot”, ku artizanet do të shpalosin punimet e tyre, për të gjithë qytetarët elbasanas por edhe turistët e shumtë që vizitojnë Elbasanin.
Në këtë promovim artizanet kanë sjellë në jetë trashëgiminë kulturore përmes veprave të tyre. Ato kanë shpalosur punimet e tyre në tezgjah, gdhëndje druri, sapuna arizanalë, qëndisje në gjergjef, stoli, punime çantash me grep dhe çanta me rruaza, etj. Me pasionin e tyre artizanet edhe një herë vëë në dukje se tradita e lashtë në Elbasan vazhdon të ruhet me fanatizëm nga njëri brez tek tjetri deri në ditët e sotme.
Në këtë event artizanet që marrin pjesë janë Hamide Filja, Brixhilda Çirraga, Shpresa Samurri, Josif Muça, Anisa Mëhalla, Edlira Kote, Nertila Allaj, Titi, Etleva Mata, Zana Hoxha, Motrat Koçollari, Etleva Ahmati, Bukurije Musai, etj.
Nga punimet në tezgjah dhe gdhëndjet e mrekullueshme në dru te sapunat artizanale, çdo detaj rrëfen një histori.