May 4, 2024
Tirana, Albania
Lajmi i fundit Politikë

Socialistët nuk e “dorëzojnë” Olta Xhaçkën

Pas një seance dhe diskutimesh që zgjatën për disa orë, Kuvendi votoi kundër kërkesës së grupit parlamentar të PD për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

39 deputetë të opozitës votuan pro ndërsa 72 socialistë kundër.

Gjykata Kushtetuese, në shqyrtimin e mëparshëm të ankimit të grupit parlamentar të PD, ishte shprehur: “Gjykata vlerëson se në rastin konkret Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.