Një 43 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, informoi sot policia e Tiranës.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një patrullë policore e ndjek pas Armand Duraj në rrugën “Prokop Mima”.
Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi I tij u krye nga policia e komisariatit nr 2 dhe operacioni u kodua “Glock”.
Në pranga ka rënë dhe Elvis Cela pasi akuzohet për moskallëzim krimi.