May 13, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

Nga futbolli tek akuzat për vrasje, ndërron jetë O.J. Simpson

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare ish-aktori dhe futbollisti i NFL, OJ Simpson.

 

I njohur ndryshe me nofkën “The Juice”, kur ishte në kulmin e karrierës së tij me fanellën e San Francisco 49ers, Simpson ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

 

Ai do të mbahet mend si i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-gruas së tij Nicole dhe mikut të saj Ronald Goldman.

 

Gjyqi vazhdoi për muaj të tërë dhe ndau Amerikën, duke shkaktuar gjithashtu një debat të furishëm mbi çështjen racore.

 

Ish-kampioni, i cili ishte bërë edhe aktor, u lirua përfundimisht për mungesë provash. Megjithatë, në vitin 2008 ai përfundoi në burg për grabitje dhe rrëmbim.