May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota

Përmbytjet në Rusi, evakuohen nga shtëpitë e tyre 110,000 njerëz

Më shumë se 6,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në rajonin rus Kurgan.

 

Në total, përmbytja e shkaktuar nga shkrirja e borës detyroi më shumë se 110,000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Uralet e Rusisë, Siberi dhe Kazakistan pasi lumenjtë kryesorë, që rrjedhin përmes Kazakistanit dhe derdhen në Kaspik, vërshuan drejt zonave të banuara.

 

Autoritetet ruse paralajmëruan se situata mbetet “e vështirë” në rajonin e Orenburgut, një nga zonat më të goditura nga përmbytjet historike në Rusi dhe Kazakistanin fqinj.

 

Në rajonin Tomsk të Siberisë, ujërat e lumit Tom kanë përmbytur rrugët, disa shtëpi dhe duke shkëputur tre fshatra nga kryeqyteti rajonal. Në disa zona, niveli i ujit vazhdon të rritet.