Janë ngritur tonet te komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i është kthyer koleges së tij Edona Bilali teksa kjo e fundit ndalej te neni 15.
“Si s’ju vjen zor?”, dëgjohet të thotë Spaho, me deputeten socialiste që i ktheu menjëherë përgjigje.
“Si nuk më vjen zor? Mua nuk më vjen zor? E kam një përgjigje për ju zoti Spaho. Ndryshe nga konsiderata që unë kam për zotin Spaho, veçanërisht për kontributin që më dha mbledhjen e kaluar, nuk shkojnë të dyja bashkë: edhe “s’ju vjen zor”, edhe “kam konsideratë si vajzë e re”. Por, si vajzë e re nuk po e vazhdoj këtë pjesë me ju”, tha Bilali.