Një 46-vjeçare me origjinë pakistaneze, ka vdekur tragjikisht teksa po përgatiste ushqimin për të festuar Fiter Bajramin.
Gruaja, nënë e 8 fëmijëve, humbi jetën menjëherë për shkak të shpërthimit të një tenxhereje me presion. Ngjarja ka ndodhur në një familje në Caltagirone, të provincës së Katanias.
Shpërthimi, sipas “La Sicilia” dhe “Giornale di Sicilia”, u shkaktua nga një mosfunksionim i valvulës së ndihmës ose nga përdorimi i gabuar i tenxheres.