October 2, 2024
Sociale

“I Sigurt në Shkollë”, projekti slloven që vendos në fokus udhëtimin e sigurt të fëmijëve

“Safer to School”, është projekti më i ri i cili pritet të implementohet në shkollat e vendit për të rritur sigurinë e fëmijëve gjatë kohës që frekuentojnë këto ambiente.

 

Projekti slloven, vjen në Shqipëri, pas evidentimit të problemeve të shumta në transportin rrugor, më synim, ruajtjen e shëndetit, kryesisht të fëmijëve.

 

“I sigurt në shkollë”, është projekti i Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe autoritetet sllovene, i cili pritet të implementohet në Shqipëri.

 

Matej Zakonjsek, drejtori i këtij institucioni në një intervistë për A2CNN sqaron projektin, duke theksuar se në qendër të tij, janë fëmijët.

 

Ballkani Perëndimor, ka një mesatare prej 73 viktimash në aksidente rrugore për një milion banorë gjatë vitit 2023, kjo renditje është në një kontrast të fortë me mesataren e BE-së prej 46 viktimash për milion banorë.

 

Kjo është edhe një nga arsyet kryesore e domosdoshmërisë së implementimit të këtij projekti. Ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë, Peter Japelj, foli për këtë projekt si një banorë i Tiranës, tashmë për 5 vite.

 

Ai tha se ka vënë re një ndryshim pozitiv sa i përket sigurisë së fëmijëve ne shkolla.