May 27, 2024
Politikë

Protesta e radhës te Bashkia Tiranë, Berisha: Ta shndërrojmë të premten ditën e betejës pa kthim

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e radhës te Bashkia Tiranë, e cila do të zhvillohet më 19 prill, ora 11:00.

Berisha i ka ftuar të marrin pjesë duke ju thënë që ta shndërrojnë të premten ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile dhe fitores së plotë.

“Ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë

Hajna si këta nuk i ka toka!

Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.

Ata të premten do të të presin biletën.

Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse.

Lidhu dhe puthu sa të duash me Ballën, me kadavrat e tjera politike dhe kalbësira, por asgjë nuk do të mund të mbrojë ty nga fuqia e demokratëve, opozitarëve të bashkuar për të vendosur dinjitetin, ligjin në shtëpinë e parë të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë, ju përgëzoj, ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë.

Rikthimit dhe çlirimit të Bashkisë së Tiranës.

Rikthimit të shtëpisë së parë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, të rejave, burrave dhe grave fisnikë të këtij kryeqyteti dhe të ecim të sigurt drejt fitores tjetër, qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.