Tirana fiton mes polemikave përballë Kukësit. Bardheblutë triumfuan 1-0 kundër Kukësit të vendit të dytë, falë golit të Kristal Abazajt dy minuta përpara fundit.
Pa fat skuadra verilindore, që goditi dy herë traversën me Beshirajn dhe Adetolën, ndërkohë që ekipit të Bledar Devollit iu mohua edhe një penallti e pastër në kontaktin Deliu-Salami.
Kryesori Olsid Ferataj pa në VAR rastin, por i befasoi të gjithë me vendimin e tij për të mos akorduar penallti për ekipin mik!