Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë këtë të shtunë ku një ish-futbollist i ekipit të Butrintit ndërroi jetë gjatë një ndeshje futbolli.
Bëhet fjalë për ish-portierin Fredi Mërkuri, i cili mendohet se ka pësuar një atak kardiak rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore mes veteranëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.