Ligjvënësi më i lartë i Kinës, Zhao Leji, ka vizituar Kullën e Miqësisë në Phenian si dhe mori pjesë në festimet në nder të miqësisë së fortë mes dy vendeve, Kine – Kore e veriut, siç njoftoi media shtetërore e Phenianit.
Zhao shprehu vullnetin e mirë për të forcuar edhe më shumë politikat e strategjitë e përbashkëta në mbrojtje.
Dhe orientimin, siç Kim Jong Un e bëri të qartë, e kishin drejt prodhimit të armëve e municioneve, për vetëmbrojtje, sic thanë.
Pheniani po përpiqet të zgjerojë marrëdhëniet dhe shkëmbimet diplomatike, me aleatët e tij kryesore, sidomos Kinën e Rusinë, pas heqjes së masave shtrënguese nga pandemia Covid-19.
Vizita e zyrtarit te Kines erdhi nje dite pasi Koreja e Jugut dhe Amerika nisen nje stervitje te perbashket ushtarake se bashku me Japonine