October 9, 2024
Politikë

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Politike! S’përbën interes për mua

Nga Korça kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar SPAK dhe ka cilësuar si politike marrjen në pyetje të nënës së Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

‘Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje.

Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Eron Velijan. U lodhën shumë duke hetuar PPS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën.

Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatmie është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet Partia e Lirisë nuk sekuestrohet.’- tha Meta.

Meta komentoi edhe koalicionin me opozitën zgjedhjet e fundit duke thënë se nuk funksionoi dhe kjo u pa në rezultate, duke kritikuar që shumë vota që u premtuan për këshilltarët e PL-së shkuan për parti inekzistente.

‘PL është më e fortë se kurrë dhe e gatshme për të qenë uragan dhe ti jap frymëmarrje aksionit opozitar. Po të ishte e dobët opozita nuk e izolonin Sali Berishën. Opozita lokale këtu është ku të thërret qameti, por shumë shpejt do ngrihet. Kemi ardhur të shohim aeroportin, stacionin hekurudhor, TEC, stadiumin. Opozita politike është shumë prapa qytetarëve. Investim i Edi Ramës ka qenë tek korruptimi i opozitës, për 10 vite kishte Lulzim Basha dhe tek korruptimi i ndërkombëtarëve’, u shpreh Meta.

Kreu i PL-së u përgjigj edhe për postimet e tij të shumta duke u stërvitur që janë komentuar shumë në rrjet.

‘Kam marrë sustat me vete. Bëj stërvitje në zyrë. Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci. Qëllimi është bëni sport mos pini mall. Maja e Çikës më kanë thënë që është maja më e bukur në botë. Kam provuar Jezercën, do ta provoj dhe majën e Çikës. Sporti është prioritet madhor për PL. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën, nuk duhen shkatërruar objektet sportive për kulla.