Rreth 99% e raketave, dronëve dhe raketave të lëshuara gjatë operacionit hakmarrës të Iranit u rrëzuan ose u kapën, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Megjithatë, disa prej tyre ia dolën të “thyejnë” mbrojtjen e Izraelit. IDF ka publikuar imazhe të reja të dëmeve të shkaktuara prej tyre pasi kanë prekur tokën izraelite, raporton bbc.
Izraeli ka thënë se të gjithë dronët sulmues dhe raketat e lundrimit të lëshuara nga Irani u rrëzuan jashtë hapësirës së tij ajrore me ndihmën e aleatëve të tij, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën.