October 2, 2024
Bota Lajmi i fundit

Kapet 2 milionë euro kokainë në portin e Igumenicës

Një sasi rekord kokaine me vlerë 2 milionë euro është kapur në portin e Igumenicës, në Greqinë fqinje.

 

Autoritetet në port zbuluan rreth 59.5 kg kokainë, të ndara në 54 pako, brenda një kamioni frigoriferik.

 

Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit. Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.