December 1, 2024
Kosova Politikë

Begaj nga Prishtina: Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por duhet t’i dëgjojmë edhe ndërkombëtarët

“Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por duhet të dëgjojmë edhe ndërkombëtaret.” Ishte ky mesazhi që kreu i shtetit Bajram Begaj dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Presidenti Begaj ndodhet në Prishtinë ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Gruaja, Paqja dhe Siguria” të organizuar nga kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani.

 

Një ditë përpara se të votohet për anëtarësinë e saj në Këshillin e Europës, Begaj u shpreh se Shqipëria e ka për detyrë që të jetë një avokate shumë e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Nga ana tjetër, presidentja Osmani deklaroi se marrëveshjet mes dy vendeve “po rriten në numër, por edhe në cilësi.”

 

“Është detyra jonë, që të angazhohemi që këto marrëveshje të implementohen në praktikë,” shtoi Osmani.