May 5, 2024
Tirana, Albania
Sport

Distria Krasniqi në finalen e Europianit të Xhudos, i siguron medalje Kosovës

Xhudistët nga Kosova vijojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. Distria Krasniqi ka siguruar finalen e Kampionatit Europian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi, e cila garon në peshën deri në 52 kilogramë, mposhti në gjysmëfinale xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina.

Tashmë, 28-vjeçarja nga Kosova ka siguruar medaljen në Europian dhe do të synojë atë të arit në ndeshjen ku do të jetë përballë xhudistes italiane, Odette Guiffrida.