May 5, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

Protesta e radhës para Bashkisë, Policia e Shtetit me plan të fortë masash

Policia e Shtetit njofton marrjen e një sërë masash në lidhje me protestën e radhës së thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përpara Bashkisë së Tiranës, por që ka gjetur mbështetjen dhe të opozitës.

Kështu, policia bën me dije se ditën e nesërme prej orës 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Nisur nga incidentet në dy tubimet e fundit, ku janë hedhur sende të forta dhe molotovë në drejtim të efektivëve, Policia e Shtetit iu kërkon qytetarëve që do të jenë të pranishëm në protestë të jenë paqësore.

Gjithashtu iu kërkohet organizatorëve të këtij tubimi apo drejtuesve të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.