December 14, 2024
Lifestyle

Françeska tregon tmerrin në Britani: Jam dhunuar në rrugë nga një maroken!

Miss Londra, Françeska Murati ka rrëfyer se gjatë qëndrimit në Britani është sulmuar nga një shtetas maroken.

Për banorët e BBVIP, Françeska tregoi se në tentativë për t’u larguar personi në fjalë e ka goditur me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë.

“Kam qenë një herë duke ikur në shtëpi, ishte ora 9 e darkës. Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin. Unë luftova sepse në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte.

Ngaqë luftova ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku. Ishte si maroken. Ndalon makina me polici dhe nuk e ndoqën, më futën në makinë me morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë. Më ka kap në mes të rrugës moj”, Françeska.