May 5, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

Hapi sytë, është fallco. Droni brenda BBVIP kris marrëdhënien e Heidit dhe Romoes!

Romeo dhe Heidi kanë kaluar një moment jo fort të mirë në BBVIP, pasi një mesazhi që erdhi në BBVIP për aktorin. Pas disa momente romantike me njëri-tjetrin në xhakuzi, një dron brenda BBVIP ka trazuar ujërat mes çiftit.

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”, shkruhet tek droni. Romeo është prekur shumë nga ky dron dhe ka qëndruar në heshtje për disa orë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Fol të lutem se një dron është. Do flasësh apo nuk do flasësh?

Romeo: Nuk kam faj fare. Pyes veten se çfarë bëra gabim?

Heidi: Për çfarë mërzitesh kur më shumë rëndësi ka mendimi im apo jo?

Romeo: Patjetër që po.

Heidi: Dhe unë them që nuk ndikohem.

Romeo: E pashë dhe dje që nuk ndikohesh. Nuk je ndikuar dje?

Heidi: Jo.

Romeo: Se dëgjova fjalë të tjera dje, prandaj po them.

Heidi: Nuk jam ndikuar dje.