Disa të burgosur në Venezuelë janë kapur teksa kanë tentuar të arratisen nga burgu. Tentativa e pafat e tyre ështeë bërë virale pai ata hapën tunele dhe kaluan muret e burgut teksa përfunduan më këmbët e tyre tek rreth 30 policë që po ushtroheshin pak jashtë burgut.
Në videon në të cilën është regjistruar arratisja e dështuar, shihen disa nga gjithsej 20 të burgosurit që morën pjesë në të duke dalë nga tuneli dhe duke kuptuar gabimin e tyre. Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar e të burgosurve i shtyu ata të hapnin tunelin drejt zonës së stërvitjes në selinë e policisë në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.
Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.
In Venezuela 🇻🇪, at PoliMaracaibo prison, some prisoners tried to escape a few days ago. They had been planning it for weeks, but they got caught by guards who were training nearby. 😂😂
pic.twitter.com/xHTwlfCcBT— Tom Valentino (@TomValentinoo) April 24, 2024