May 16, 2024
Tirana, Albania
Kulturë Lajmi i fundit

Dëmtohet sërish busti i “Skënderbeu” në Gjenevë! Policia nis hetimet

Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë është dëmtuar sërish. Lajmi është bërë me dije nga gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch. Referuar të njëjtin burim, raportohet se pas denoncimit në polici, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimin në lidhje me rastin e vandalizimit.

 

Komuniteti shqiptar shpreh shqetësim sepse një rast i tillë është i përsëritur.

 

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Bustin e mundësoi Zvicra në shenje falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i teë cilëve besohet se është mbi 300.000.