May 17, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentat ndaj 44-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, autori e qëllon me 4 plumba (EMRI)

Një 44-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme në Bruksel rreth orës 22:30. Mësohet se atentati i është bërë shtetarit Agustin Kaza nga Mirdita, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka bërë me dije se ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand. Po ashtu edhe në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj 44-vjeçarit.

VIDEO KËTU