May 20, 2024
Tirana, Albania
Politikë

Me 12 maji në Athinë, Rama: Me krenari pres të takohem me shqiptarët që jetojnë në Greqi

Kryeministri Edi Rama njoftoi edhe njëherë shqiptarët që jetojnë në Greqi për takimin e ditës së dielë në Athinë.

Me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale me flamurin shqiptar dhe atë grek, shefi i mazhorancës shkruan se me krenari të madhe pret të takohet me emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin finj, të cilet jane anetare te PS dhe jo vetem.

Takimi i Ramës me shqiptarët me 12 maji në orën 11:00 vjen një moment që Greqia është në fushatë elektorale për zgjedhjet e deputetëve të saj në Parlamentin Europian.